15:50 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Napoli arrin marrëveshje me portierin e ri (Foto)

Skuadra e Napolit është afër marrëveshjes me portierin e ri.

Klubi italian ka arritur marrëveshje personale me portierin e Paris Saint Germain, Alphonse Areloa, transmeton IndeksOnline.

Në mediat italiane shkruhet se Areloa ka pranuar kushtet dhe vetëm pritet biseda me klubin.

Transferimin e Areloas në Itali mund ta bëjë të mundshëm edhe shkuarja e Buffonit te PSG-ja.

25-vjeçari më herët ka bërë paraqitje edhe për klubet si, Lens, Bastia dhe Villarreal.

Përveç Areloas klubi i Carlo Ancelottit ka bërë ofertë edhe për portierin shqiptar, Thomas Strakosha./IndeksOnline/