75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

Napoli arrin marrëveshjen me yllin holandez

Kampioni i Italisë, Napoli duket se ka arritur marrëveshjen me yllin holandez.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Noa Lang, lojtar ky që luan për kampionin e Holandës, PSV Eindhoven.

Siç raporton Fabrizio Romano, Napoli do të paguajë rreth 28 milionë euro plus bonuset për shërbimet e holandezit me hapin e radhës që do të jetë vizita mjekësore.

Lang, sezonin që lamë pas bëri 44 paraqitje me PSV-në, duke shënuar 14 gola dhe 12 asistime, duke e marë titullin e Eredivisies si edhe Kupën e Holandës./IndeksOnline/