Napoli bëhet lider i Serie A, fiton lehtë ndaj Interit në derbi
Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Interit me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Në pjesën e parë, skuadra vendase shënoi golin e parë me anë të Kevin De Bruyne, shkruan Indeksonline
Mesfushori belg shënoi nga penalltia në minutën e 33’të.
🚨 GOAL: Frank Anguissa 66'
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 25, 2025
Serie A | 🇮🇹 Napoli 3-1 Interpic.twitter.com/MXDk53zjHH
Në pjesën e dytë, Napoli shënoi për 2:0 me anë të mesfushorit, Scott McTominay.
Vetëm pas tre minutash, Hakan Calhanoglu shënoi për 2:1 nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur u mendua se ndeshja do bëhej më interesante, skuadra vendase shënoi edhe një gol tejtër për 3:1.
Ishte Anguissa që në minutën e 66’të ia shuajti shpresat Interit.
Me këtë fitore, Napoli bëhet lider i Serie A me 18 pikë./Indeksonline/

