Napoli bën gati planin për të transferuar James Rodriguez
Napoli janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich, James Rodriguez, ndërsa Corriere dello Sport raporton se skuadra italiane e kanë bërë gati planin e mundshëm për nënshkrimin e yllit kolumbian.
Bayern Munich mund të vendosë të mos nënshkruaj përfundimisht më lojtarin në një marrëveshje të përhershme, me klauzolën prej 42 milionë eurosh, pasi që është i huazuar nga Real Madridi.
Napoli mund ta transferoj atë me një çmim të ngjashëm, nëse lojtari rikthehet në Real Madrid. Ndërsa nëse skuadra gjermane Bayern Munich vendosin të sigurojnë shërbimet e Rodriguez përfundimisht, atëherë çmimi i tij mund të jetë më i lartë gjatë verës. /IndeksOnline/