75 Mall Live Search
09:33 / E Diele, 25 Maj 2025 / Gj. Sh

Napoli bën ofertë zyrtare, De Bruyne nis kontaktet me kampionët e Italisë

Kevin De Bruyne do të jetë lojtar i lirë nga muaji i ardhshëm, pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.

Javët e fundit është folur për një transferim në kampionatin amerikan MLS, te skuadar e Chicago Fire, shkruan IndeksOnline.

Por mbrëmë është rtaportuar se skuadra e Napolit është futur fuqishëm në garë për mefushorin belg.

Madje kampionët e Italisë i kanë bërë atij një ofertë zyrtare, me vlerë 27 milion euro në tre vjet!.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, De Bruyne i ka hapur dyert propozimit në Napolit dhe po negocion detajet e kontratës.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë diskutime të tjera, për të arritur në marrëveshjen finale./IndeksOnline/