Napoli bënë gati ofertën e parë për futbollistin e Arsenalit
Hapja e afatit të janarit është shumë afër andaj klubet kanë filluar përgaditjet për t’i bërë të mundura transferimet e dëshiruara.
Napoli po kërkon ta sjell një mesfushor të ri në skuadër andaj në fokusin e tyre është futbollisti i Arsenalit, Lucas Torreira i cili po pëlqehet nga Gennaro Gattuso.
Sipas raportimeve të fundit besohet se Napoli do t’i bëjë Arsenalit ofertën gati për ta marrë në formë huazimi torrierën për 3 milionë euro mirëpo me mundësi blerje për 27 milionë euro. Por a do të pranohet kjo ofertë mbetet të shihet se si do të veprojnë Gunners./Indeksonline/.