15:18 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Napoli ‘blindon’ Rrahmanin (FOTO)

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani e ka pranuar ofertën e Napolit të për vazhdimin e kontratës.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio.

Paga e tij e re do të jetë 2.5 milionë euro nga 1.8 sa e kishte më parë.

Ndërsa me kontratën e re ai do të qëndrojë te Napoli deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ndryshe Rrahmani po kalon sezon fantastik dhe është afër të fitojë titullin e Serie A me skuadrën e Napolit.