Napoli dhe Conte arrijnë marrëveshje të re

Pas suksesit në sezonin e fundit, ku Napoli u shpall kampion i Italisë, kanë arritur marrëveshje të re me trajnerin, Antonio Conte.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, sot ka pasur një takim mes Contes dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, shkruan IndeksOnline.
Nga ky takim është marr vendimi që palët të vazhdojnë bashkëpunimin.
De Laurentiis ka ofruar garanci teknike/sportive dhe ekonomike.
Plani ambicioz i prezantuar në treg, nënshkrimet në vijim, Kevin De Bruyne si prioritet, rritja e pagave.
Conte ka vendosur të vazhdojë te Napoli dhe tani do të ndjekin hapat formalë për të vulosur marrëveshjen./IndeksOnline/