Napoli dominon Milanin dhe prek finalen e Superkupës së Italisë
Napoli është skuadra e parë finalistja e parë e Superkupës së Italisë për vitin 2025.
Kampioni në fuqi i Italisë, në ndeshjen gjysëmfinale e mposhti Milanin, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
David Neres shënoi golin e epërisë në minutën e 39-të, derisa Rasmus Hojlund vulosi fitoren në minutën e 63-të.
Në finale, Napoli e pret fituesin e ndeshjes Inter – Bologna, e cila zhvillohet të premten./IndeksOnline/

