22:26 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Napoli e bën Interin ‘për 5 pare’

Napoli e ka mposhtur Interin 4-1 në derbin e javës së 37-të në Serie A.

Kjo humbje e ‘Nerroazzurëve’ ia lëkund goxha shumë shpresat për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve, ngase tani Inter është në vendin e 4-të me 66 pikë, 1 më tepër se Milani që është në vendin e 5-të.

Piotr Zielinski dhe Dries Mertens shënuan nga një gol për Napolin, ndërsa dy tjerë i shtoi Fabian Ruiz.

Golin e nderit për Interin e shënoi Mauro Icardi nga penalltia.

Befasia më e madhe padyshim është Atalanta që barazoi me Juventusin 1-1.

Josip Ilicic realizoi për epërsinë e Atalantas, por barazoi Mario Mandzukic në minutën e 80-të.

Atalanta me këtë barazim është në vendin e 3-të me 66 pikë. /Indeksonline/