75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / G T

Napoli e çoi në huazim, pikërisht Simeone me gol ia shkakton humbjen e radhës në Serie A

Skuadra e Napolit ka pësuar humbje minimale 1:0 ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Giovanni Simeone, shkruan Indeksonline

Simeone shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 32’të, për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Ai nuk festoi, pasi te Torino ka arritur pikërisht si formë huazimi nga Napoli.

Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e tetë pikëve në pozitën e 13-të, kurse Napoli në pozitën e dytë me 15 pikë./Indeksonline/