75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Napoli e ka seriozisht për Rashicën, nis kontaktet me Altin Lalën

Klubi i Napolit është shumë aktiv në tregun e merkatos. Skuadra napolitane ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport” , midis emrave në listën e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli është edhe futbollisti kosovarë Milot Rashica.

“Të kaltrit” janë interesuar edhe më parë për sulmuesin e Werder Bremen, por tashmë janë hedhur hapa konkret. Sipas medias italiane, Giuntoli ka takuar së fundmi agjentin e futbollistit kosovarë, Altin Lalën.