75 Mall Live Search
15:53 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Napoli e kërkon Ismajlin, por vështirë të ndodh transferimi në “Diego Armando Maradona”?!

Paraqitjet mjaft të mira me Empolin kanë bërë që Ardian Ismajli të jetë në qendër të vëmendjes në Itali. Mbrojtësi kuqezi është në listën e Napolit në merkato prej një kohe të gjatë.

Në këtë afat kalimtar të janarit, presidenti i “bluve” Aurelio De Laurentiis po përgatitet t bëjë një ofertë për 28-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë. Sipas italianes “Tuttosport”, oferta e Napolit për të siguruar shërbimet e Ismajlit pritet të jetë 8 milionë euro, të cilat mund ta bindin skuarën e Empolit.

Por fillimisht ekipi i drejtuar nga Conte duhet t’i bëjë gati valixhet Rafa Marinit, i cili nuk është në planet e trajnerit. Villarreal është në ndjekje të mbrojtësit, për ta marrë fillimisht në huazim, lëvizje që do t’i hapte rrugën Ismajlit drejt Napolit.