75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Napoli me komunikatë për lëndimin e Hysajt

Skuadra e Napolit gjatë ditë së sotme e ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit shqiptar, Eseid Hysajt.

Hysaj dje pësoi lëndim në humbjen ndaj Atalantas, derisa u zëvendësua në minutën e 42-të.

“Napolitanët” kanë konfirmuar se shqiptari kanë probleme në këmbën e majtë.

“Hysaj iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të cilët treguan një shpërqendrim të shkallës së parë të muskulit të këmbës së mjaftë. Lojtari ka nisur procesin e rehabilitimit”, shkruhej në komunikatë.

Ai pritet t’i mungojë napolitanëve për një muaj, por mund të rikthehet për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë.