Napoli e mbyll vitin si lidere e Serie A

Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spaletti, ka mposhtur Udinesen me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e 15-të kur Osimhen kaloi Napolin në epërsi.
Zielinski fyfishoi rezultatin në minutën e 31-të.
Golin e tretë e shënoi futbollisti shqiptar me preardhje nga Maqedonia, Eljif Elmas në minutën e 58-të.
Në vazhdim Udinese arriti të shënoj dy gola të shpejtë me anë të Nestorovskit dhe Samardzic (79’&2).
Në vazhdim u zhvillua një dramë në ” Stadio Diego Armando Maradona” por që rezultati mbeti 3-2.
Napoli vazhdon kryesimin në Serie A me 41 pikë, e ndjekur nga Lazio me 30 pikë.
Në anën tjetër Udinese renditet në vendin e tetë me 24 pikë./IndeksOnline/