75 Mall Live Search
20:38 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / C E

Napoli e nis me fitore sezonin e ri

Napoli e nis me hap kampioni, teksa në sfidën hapëse të Serisë A ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 me përmbysje në transfertën ndaj debutuesve të Frosinones.

Victor Osimhen konfirmohet sërish pika më e fortë e ‘kampionëve në fuqi të Italisë, pasi shënoi dy herë në portën e romanëve, teksa gjeti rrjetën edhe Politano, që riktheu barazimin e përkohshëm.

Frosinone e nisi vrullshëm dhe gjeti golin e avantazhit me Harroui, i cili shënoi me penallti edhe golin e parë të sezonit në Serinë A.

Megjtihtë napoli i Rudi Garcias reagoi shpejt dhe barazoi në të 24-ën e mori avantazhin në të 42-tën, ndërsa për të vulosur suksesin, mendoi sërish Osimhen në të 79-ën.

Debutoi në Serinë A me fanellën e Frosinones edhe sulmuesi i shpresave të Shqipërisë, Marvin Çuni, që luajti titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 67’, por nuk arriti të lërë gjurmë.