75 Mall Live Search
09:41 / E Premte, 18 Gusht 2023 / LB

Napoli e nis të premtën me një transfer të madh

Napoli e ka kryer mëngjesin e sotëm marrëveshjen me supertalentin spanjoll, Gabriel Veiga.

Ylli i Celta Vigos i ka kushtuar 36 milionë euro kampionit të Italisë.

Futbollisti ka marrë rrugën për Itali dhe sot pasdite pritet të ndodhë prezantimi i tij.

Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë ndjekur që një kohë mesfushorin spanjoll por që oferta e Napolit ka qenë tejet bindëse./Indeksonline/