13:47 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Napoli, pret Barcelonën me darkë e muhabet

Sot nga ora 21:00 Napoli e pret Barcelonën në 1/8-tën e Ligën së Kampionëve.

Skuadra italiane i ka bërë pritje të mirë Barcelonës, duke i pritur krerët e saj me një drekë zyrtare.

Në tarracën e D’Angelo Santa Caterina, Aurelio De Laurentis, ka ftuar zëvëndëspresidentin e Barcës, Jordi Cardoner me stafin e tij.

Duke shijuar diellin, detin dhe ushqimin e mirë napolitan, krerët e skuadrave janë bërë gati për një shfaqje spektakli sot në Champions League. /Indeksonline/