75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / MSH

Napoli ec sigurt drejt titullit të Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në Serie A.

Djelmoshat e Spalteti, fituan në udhëtim te Sassuolo, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin e parë për napolitanët në minutën e 12-të.

Victor Osimhen dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të pas një asistimi fantastik të Amir Rrahmanit.

Me këtë fitore, Napoli blindon kreun e tabelës në Serie A me 62 pikë, 18 më shumë se Interi që zë vendin e dytë.

Në anën tjetër Sassuolo ndodhet në pozitën e 15-të, me 24 pikë./IndeksOnline/