Napoli edhe zyrtarisht bën ofertë për Garnachon

Anësori i Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho mund të largohet në këtë afat të janarit.
Lideri i Series A, Napoli ka bërë ofertë prej 50 milionë eurosh për argjentinasin, të cilët e shohin si zëvëndësues të Kvaratskhelias i cili u largua drejt PSG-së.
🚨🇦🇷 Napoli’s opening bid for Alejandro Garnacho worth €50m package add-ons included; Man United want more.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 22, 2025
Antonio Conte keeps pushing after the call with Garnacho on Friday.
❗️ Chelsea made contact with United and player side, now deciding internally whether to bid or not. pic.twitter.com/3kMMhAZM5N
Garnacho, madje kishte kontaktuar edhe me trajnerin e Napolit, Antonio Conte.
Për të po ashtu ka interesim edhe nga Chelsea, të cilët kontaktuan me Garnachon dhe agjenti i tij po ashtu është parë në “Stamford Bridge”, në ndeshjen që Chelsea zhvilloi ndaj Wolves.
Garnacho, këtë sezon ka bërë 32 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola dhe 5 asistime për Unitedin në të gjitha garat./IndeksOnline/