Napoli fiton me rezultat bindës ndaj Veronas

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 5-2 si mysafirë i Bolognas, në javën e parë të Serie A për edicionin 2022/2023.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Kevin Lasagna në minutën e 29-të, shkruan IndeksOnline.
Napolitanët nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin qysh në pjesën e parë.
Fillimisht Kvartaskhelia në minutën e 37 barazoi rezultatit, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Osimehen përmbysi rezultatin.
Me të filluar pjesa e dytë, Verona u rikthye në lojë me Thomas Henry, i cili barazoi rezultatin në 2-2, në minutën e 47-të.
Napoli riktheu epërsin në minutën e 55-të me Piotr Zielinski.
Në vazhdim mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë.
10 minuta më vonë, Lobotka shënoi golin e gjashtënnë ndeshje dhe të katërtin për Napolin, ndërsa në minutën e 79-të, Matteo Politano shënoi golin e fundit në ndeshje.
Me rezultatin 2-5 përfundoi ndeshja Verona-Napoli, dhe me këtë rezultat skuadra e Spalletit renditet e para në tabelen e Serie A./IndeksOnline/