21:00 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. A

Napoli fiton por Rrahmani ende po ‘agjëron’

Napoli fitoi me përmbysje kundër Rijekës 2-1 në kuadër të xhiros së 3-të në fazën e grupeve të Europa League.

Golat për ekipin italian i shënuan Diego Demme dhe Filip Braut, ndërsa për kroatët shënoi Muriç, shkruan Indeksonline.

Trajneri Genaro Gattuso përdori 16 futbollistë në këtë ndeshje, por nuk i dha fare hapësirë kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.

Në fakt, Napoli ka zhvilluar 11 ndeshje zyrtare këtë sezonë, derisa Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë.

/Indeksonline/