75 Mall Live Search
22:45 / E Diele, 30 Mars 2025 / G T

Napoli fiton tri pikë të mëdha ndaj Milanit në Serie A, vazhdon garën për titull

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe në javën e 30-të në Serie A, pasi mposhti 2:1 AC Milanin.

Qysh në pjesën e parë, skuadra e Contes i shënoi dy gola, shkruan Indeksonline

Fillimisht Politano në minutën e dytë dhe më pas Lukaku në minutën e 19’të.

Image

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi sulmuesi serb, Luka Jovic në minutën e 84’të.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 64 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Interi (67)./Indeksonline/

Image
Image