21:03 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Napoli gjithmonë e më larg titullit, lëshon pikë me Fiorentinën

Fiorentina bëhet sërish pengesë në tentativën e Napolit, për të zbritur Juventusit nga “froni”. Edhe nëse do të fitonte skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, bardhezinjtë duken të pandalshëm në rrugëtimin e tyre për të siguruar titullin e radhës,

Me Elseid Hysajn tituallar ndoshta Ancelotti i dha më shumë siguri prapavijës, por në fazën sulmuesi “u tradhtua” nga Milik e Mertens, që edhe pse i patën rastet, nuk arritën ta shtynin topin drejt rrjetës.

Përfundoi e rrjeta të paprekura kjo përballje e zhvilluar në “Artemio Franchi”, ku mbrojtësi shqiptar qëndroi në fushë deri në fund. U vlerësua në fund me një notë mesatare, teksa vetëm Koulibaly pati performancë më pozitive se shqiptari te skuadra e Napolit.

Napoli me këtë barazim i jep mundësi Juventusit që të krijojë një distancë prej 11 pikësh me ndjekësit më të afërt në transfertën e Sassuolos.