Napoli heq dorë nga Nunez, gati të nënshkruajë me sulmuesin e Udinese

Kampioni i Serie A, Napoli, e ka informuar Liverpoolin sonte se marrëveshja për transferimin e Darwin Nunez mund të konsiderohet e anuluar.
Kamponi i Serie A, ka vendosur të mos vazhdojnë më tej insistimin për të transferuar sulmuesin uruguaian, pasi çmimi i tij konsiderohet shumë i lartë, raporton IndeksOnline.

Eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se Napoli pritet të nënshkruajë me sulmuesin e Udinese, Lorenzo Luccan si sulmuesin e ri për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, Nunez pritet të largohet nga Liverpool këtë verë, me disa klube nga Arabia Saudite që kanë shfaqur interes për të. /IndeksOnline/