10:37 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / MSH

Napoli humbet sulmuesin kryesor, ja sa pritet të mungojë

Napoli nuk arriti të vazhdonte ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat teksa mbrëmjen e djeshme është mundur nga Interi me shifrat 3-2.

Napoli në këtë mënyrë humbi edhe mundësinë për t’u shkëputur nga vendi i dytë pas humbjes së Milanit, ndërsa tani shikon t’i ofrohet Interi me 4 pikë.

Në këtë ndeshje pati një përplasje kokë më kokë të mbrojtësit të zikaltërve Skriniar dhe sulmuesin të kaltërve Victor Osimhen.

Nga ky dyluftim ajror mbeti i dëmtuar sulmuesi i Napolit i cili u detyrua të linte edhe fushën e blertë pa mundur të vazhdonte lojën.

Menjëherë stafi mjeksor i erdhi në ndihmë sulmuesit por pa mundur që ta rikthenin në lojë.

Nga ekzaminimet futbollisti i Napolit është dëmtuar në mollëzën e majtë dhe sipas asaj që kanë raportuar mjekët do i duhet të qëndrojë të paktën 1 muaj larg fushave, duke humbur kështu disa ndeshje të rëndësishme.

Ndeshjet që lojtari humbet janë 2 ndeshje në Europa League, Spartaku i Moskës dhe Leicester City, ndërsa në Seria A humbet plot 6 ndeshje, Lacio, Sassuola, Atalanta, Empoli, Specia dhe sfidën me Milanin.