75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Napoli hy në garë për futbollistin e Juves, duhet të mposht Interin dhe PSG-n

Napoli ka filluar të interesohet për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

“Napolitanët”, kanë qenë të interesuar për sulmuesin , Gonzalo Higuain, mirëpo një transferim i tillë ka shumë mundësi të mos ndodh.

Higuain ka punuar me Sarrin në Chelsea dhe Napoli, andaj ka një ka shumë mundësi të qëndroj në Torino.

Gjiganti italian është munduar gjatë tërë verës ta shes Dybalen dhe shitja e tij pritet të ndodh para se te mbyllet afati kalimtar.

Në garë për Dybalen janë edhe Interi dhe PSG. /IndeksOnline/