75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 28 Tetor 2025 / BA

Napoli i fortë për titull, ia ndihmon me huqje edhe talenti i Milanit

Napoli ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1, në udhëtim te Lecce.

Skuadra e Antonio Conte-s doli në epërsi në minutën e 69-të, me një gol të Frank Anguissa-s, raporton IndeksOnline.

Por, rezultati do të mund të ishte ndryshe, nëse nga pika e bardhë e penaltisë do të shënonte futbollisti premtues, Francesco Camarda.

Italiani 17-vjeçar, i huazuar nga Milani te Lecce, humbi mundësinë e artë të shënojë në duelin përballë portierit Milinkovic-Savic.

Fitore minimale, por tri pikë janë tri pikë!

Napoli kështu kryeosn tabelën e Serie A me 21 pikë, tri më shumë se Roma./IndeksOnline/