Napoli i frikësuar, i ofron kontratë të re Ruizit
Napoli i ka ofruar kontratën e re mesfushorit Fabian Ruiz.
Sipas mediave italiane, presidenti Aurelio de Laurentiis dëshiron ta mbajë spanjollin në klub edhe disa vjet.
Ruizi ka kontratë me “napolitanët” deri në vitin 2023, mirëpo De Laurentiisi dëshiron ta mbajë deri në vitin 2025.
Nëse arrihet kjo gjë mund të ndodhë që çmimi i lojtarit të prekë vlerën prej 180 milionë eurosh, transmeton KosovaPressi.
Për spanjollin interesim tejet të madh po shfaqin Barcelona dhe Real Madridi, kjo gjë ka bërë që t’i ofrohet kontrata e re.