Napoli i pandalshëm edhe në Ligën e Kampioneve

Skuadra e Napolit po vazhdon me rezultatet të mira edhe në Ligën e Kampioneve.
Skuadra e Spalletit ka mposhtur në Ajaxin në “Stadio Diego Armando Maradona” me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Me këtë fitore, Napoli ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pasi deri më tani ka arritur fitore në të gjitha ndeshjet.
Hirving Lozano hapi serinë e golave qysh në minutën e 4-tër kur kaloi Napolin në epërsi.
Giacomo Raspadori me një goditje të fortë dyfishoi epërsin e vendaseve në minutën e 16-të.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49-të, Ajaxi ngushtoi rezultatin me golin e Davy Klaassen.
Napoli riktheu epërsin e dy golave me Khvicha Kvaratskhelia i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 62-të.
Ajaxi ngushtoi edhe njëherë rezultatin me golin e Steven Bergwijn në minutën e 83-të nga penalltia.
Fitoren skuadrës së Napolit ja siguroi goli i Victor Osimhen në minutën e 90-të.
Pas ndeshjes së sotme, Napoli ka grumbulluar 12 pikë në Grupin A, e ndjekur nga Liverpuli me 6 pikë e cila sonte luan ndaj skuadrës së rangersit e cila nuk ka asnjë pikë deri më tani, kurse Ajaxi ka 3 pikë./Indeksonline/