75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Gj. Sh

Napoli interesohet për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova është përsëri në qëndër të vëmendjes nga klubet e mëdha evropiane, të cilat duan shërbimet e yllit kosovar.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, skuadra e Napolit është interesuar për transferimin e Zhegrovës, shkruan IndeksOnline.

Madje skuadra italiane gjatë kësaj jave ka pasur bisedime me Lille për futbollistin e Kosovës.

Megjithatë, Lille ka refuzuar të negociojë transferimin e 25-vjeçarit, në markaton e Janarit.

Raportohet se Napoli e vlerëson lartë Zhegrovën, duke e venë në krye të listës së transferimeve./IndeksOnline/