Napoli katër “pica” Romës

Napoli ka shënuar fitore të madhe ndaj Romës në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A.
Skuadra e Gattusos ka mposhtur romakët me rezultat 4-0 në një sfidë të dominuar plotësisht nga ta.
Golat për Napolin i shënuan Insigne (31’), Ruiz (65’), Mertens (81’) dhe Politano (86’).
Në këtë ndeshje u nderua edhe Maradona që ndërroi jetë të enjten e kaluar e që kishte bërë histori në San Paolo.
Me këtë fitore, Napoli është në vendin e pestë me 17 pikë aq sa ka edhe Juventusi dhe Roma. /IndeksOnline/