75 Mall Live Search
20:39 / E Premte, 04 Tetor 2024 / Gj. Sh

Napoli mbetet lider i Serie A, shënon fitore ndaj Comos

Naploi do të jetë lider i Serie A, së paku edhe dy javët e ardhshme.

Nappolitanët në ndeshjen e javës së shtatë, shënuan fitore ndaj Comos, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në ”Stadio Diego Armando Maradona”, ishte 3-1.

Napoli e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar gol qysh në sekondën e 26-të të ndeshjes, me McTominay.

Pjesa e parë u mbyll me barazim, pasi Gabriel Strefezza shënoi për rezultatin 1-1, në minutën e 43-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Napoli fitoi një penalti, ku nga pika e bardhë i skat u tregua, Romelu Lukaku në minutën e 53-të.

Fitoren e vulosi goli i David Neres në minutën e 86-të.

Napoli mbetet lider i Serie A deri pas ndeshjeve të kombëtareve, pasi ka 16 pikë, katër më shumë se Juventusi.

Në anën tjetër, Como ka tetë pikë dhe renditet në vendin e 10-të./IndeksOnline/