75 Mall Live Search
18:31 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Napoli me ofertë konkrete për Icardin

Napoli ka bërë përpjekje konkrete për të nënshkruar me Mauro Icardin nga Inter.

Argjentinasi nuk ka udhëtuar në Azi me klubin në përgatitjet parasezonale.

CalcioMerkato raporton se Napoli ka ndërmarrë hapa për ta transferuar argjentinasin. Në kontaktet e fundit në mes të Napolit dhe rrethit të Icardit thuhet se argjentinasit i është ofruar një pagë vjetore prej 7 milionë euro, dhe shtimi i bonuseve mund ta bind Icardin ta bëjë një lëvizje në Napoli këtë verë, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa nuk ka pasur bisedime me Interin në ditët e fundit. Napoli ka kontaktuar me ta për Icardin në qershor, por nerazzurrët u përgjigjën duke kërkuar Fabian Ruiz dhe Piotr Zielinski në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Napoli fillimisht duan të ariijnë marrëveshje personale me lojtarin para se të pajtohen me klubin për vlerën e tij./Indeksonline/