75 Mall Live Search
18:15 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / L A

Napoli mendon t’i vazhdojë kontratën Rrahmanit

Amir Rrahmani është dëmtuar sërish gjatë ndeshjes së Napolit ndaj Romës, në barazimin 2-2.

Mbrojtësi shqiptar u lëndua në minutën e 70-të, pas një dyluftimi me Wesley França, nga i cili edhe u shkaktua penalltia. Kjo është hera e tretë këtë sezon që Rrahmani përballet me probleme fizike.

Ende nuk dihet sa gjatë do të mungojë 30-vjeçari, por shenjat e para tregojnë për një dëmtim serioz. Stafi mjekësor i Napolit pritet të kryejë ekzaminime të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Pavarësisht situatës me dëmtimin, drejtuesit e klubit italian vazhdojnë t’i besojnë plotësisht Rrahmanit. Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, Napoli është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës. Ky është sezoni i gjashtë i mbrojtësit me fanellën e Napolit, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2027.

Propozimi i ri parashikon zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2028, me opsion për një tjetër vit shtesë. Gjithashtu, ofrohet edhe rritje page, nga 3.2 milionë euro në sezon që përfiton aktualisht, në 3.8 milionë euro në sezon.

Nga ana e Rrahmanit ende nuk ka një përgjigje zyrtare, por sipas burimeve pranë klubit, pritet që ai ta pranojë ofertën e re të Napolit