75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Napoli merr tri pikë të mëdha në luftë për titull në Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Monzas në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi McTominay, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Napoli i Antonio Contes mbetet në garë për titull.

Ata tani barazojnë me pikë Interin nga 71, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak./Indeksonline/