Napoli merr tri pikë të vështira, mbron vendin e dytë në Serie A

Napoli ka marrë tri pikë shumë të vështira në shtëpi kundër Udineses.
Skuadra e Amir Rrahmanit fitoi me rezultat 2-1 në një ndeshje ku ishte në disavantazh, shkruan Indeksonline.
Udinese kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Deulofeu në minutën e 22-të.
Në pjesën e dytë Napoli u rikthye me dy gola të shpejtë nga ana e Osimhen.
Ai fillimisht shënoi në minutën e 52-të për të barazuar rezultatin e më pas e kaloi skuadrën në epërsi në minutën e 63-të.
Si gjithmonë Rrahmani ishte në krye të detyrës për 90 minuta.
Me këtë fitore, Napoli është në vendin e dytë me 63 pikë, aq sa ka edhe Milani dhe katër pikë më shumë se Interi. /IndeksOnline/