75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Napoli: Mirësevini në stadiumin “Diego Armando Maradona”

Sot dhe zyrtarisht stadiumi i Napolit që njihej me emrin “San Paolo”, do të bartë një emër të ri, pra emrin e legjendës së futbollit botëror dhe argjentinas, “Diego Armando Maradona”.

Maradona u nda nga jeta dy javë më parë, pasi nuk arrit t’i bëjë ballë një sulmi në zemër, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht sot, kryetari i Komunës së Napolit, vendosi unanimisht që stadium i tyre të bartë emrin e legjendës së napolitaneve dhe argjentinës Diego Maradonës.

Kujtojmë se Maradona u transferuan në Napoli atë botë me 5 korrik të vitit 1984, ku u mirëprit nga rreth 75 mijë tifozë napolitanë në stadiumin që tashmë mbanë emrin e tij, “San Paolo”.