Napoli mposht Brescian, Balotelli shënon golin e parë
Napoli ka shënuar fitore të vështirë si nikoqir duke e mposhtur Brescian me rezultat 2:1.
Ishte Dries Mertens i pari që hapi llogarinë për napolitganët në minutën e 13-të ku u asistua nga Jose Callejon.
Në minutën 45+4 të shtesës Manolas dyfishoi epërsinë dhe dërgoi dy ekipet në zhveshtore, shkruan Indeksonline.
Në minutën e 67-të, Mario Balotelli hapi llogarinë me ekipin e Brescias duke shënuar një gol të bukur me kokë, pas krosimit të Tonalit.
Me këtë fitore, Napoli grumbullon 12 pikë dhe pozicionohet në vendin e 4-të ndërsa Brescia mbetet e 14-ta me 6 pikë nga po aq ndeshje./Indeksonline/