75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / Gj. Sh

Napoli mposht me lehtësi Palermon, vazhdon tutje në Kupën e Italisë

Napoli është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, sonte shënoi fitore bindëse para tifozëve vendas, duke e mposhtur Palermon me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Cyril Ngonge realizoi dy gola të shpejtë në minutat 7′ dhe 12′, ndërsa Juan Jesus shënoi golin e tretë në minutën e 42-të, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-0.

Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe dy gola të tjerë, me David Neres 70′ dhe Scott McTominay 77′.

Në 1/8 e finales, Napoli do të ketë punë me Lazion./IndeksOnline/