20:50 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Napoli mposht në garë Juventusin, arrin marrëveshje me Manolas

Napoli ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit 28-vjeçar grek Kostas Manolas, që aktualisht luan në Serinë A me Romën. Për lojtarin ishte interesuar edhe Juventusi, në një garë të fortë për një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit italian.

Gjithsesi, oferta prej 3.5 milionë eurosh në sezon që ofroi skuadra e Napolit ka bindur mbrojtësin të transferohet nën urdhërat e trajneri Carlo Ancelotti. Ai e kishte kërkuar prej kohësh mbrojtësin grek dhe presidenti De Laurentiis ia plotësoi dëshirën. Kështu, Napoli pritet të ketë sezonin tjetër një dyshe qendre të mbrojtjes të përbërë nga Koulibaly dhe Manolas.

Tashmë pritet që Roma dhe Napoli të kompletojnë mënyrën e pagesës. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 me verdhekuqtë, por edhe një klauzolë prej 36 milionë eurosh, shumë që mund të ulet në 30 milionë euro. Gjithsesi, Napoli synon të dërgojë në Romë një lojtar tjetër në formë shkëmbimi.