75 Mall Live Search
23:18 / E Premte, 08 Mars 2024 / Gj. Sh

Napoli ndalet nga Torino

Napoli është ndalur nga Torino, në ndeshjen e vlefshme për javën e e 28-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me barazim 1:1, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi kaloi në epërsi me golin e Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 61-të.

Tre minuta më vonë, Antonio Sanabria barazoi rezultatin, gol ky i cili vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Napoli me këtë barazim shkon në kuotën e 44 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Në anën tjetër, Torino ndodhet në pozitën e dhjetë me 38 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/