75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Napoli ndalet nga Union Berlin

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barzim në shtëpi me Union Berlinin.

Pas 90 minutave lojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, rezultati ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Napoli ishte skuadra e cila kaloi e para në epërsi me golin e Matteo Politanos, në minutën e 39-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

David Fofana barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 52-të.

Deri në fund të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por që në fund u kënaqen me nga një pikë secila.

Napoli aktualisht gjendet në vendin e dytë në tabelën e Grupit C, me 7 pikë, dy më pak se Real Madridi që sonte luan në shtëpi ndaj Bragës.

Në anën tjetër, kjo ishte pika e parë për Union Berlinin, e cila është e fundit në grup./IndeksOnline/