Napoli në finale, Interi në shtëpi

Skuadra e Napolit ka arritur të kualifikohet për në finalen e Kupës së Italisë.
Napolitanët sonte barazuan me rezultat 1:1 me Interin, por goli si mysafirë nga ndeshja e parë ka mjaftuar që Napoli të kualifikohet në finale, transmeton Indeksonline.
Fillimisht në minutën e 3-të, Inter kaloi në epërsi me anë të Eriksen. Por në të 42-tën, Mertens barazoi rezultatin.
Napoli në finale do ta ketë kundërshtarë Juventusin, që mbrëmë eliminoi Milanin./Indeksonline/