75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / B O

Napoli në frikë për Rrahmanin

Atmosferë frike tek Napoli dhe arsyeja quhet Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës është lënduar në fitoren e djeshme të Napolit ndaj Cremoneses. Rrahmani la fushën 10 minuta para fundit të ndeshjes.

“Amir Rrahmani u detyrua të tërhiqej herët në fitoren ndaj Cremonese të dielën pasi pësoi një tendosje në kofshën e majtë” ishte njoftimi zyrtar i skuadrës italiane për lëndimit e kosovarit.

Rrahmani sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe frika për Napolin është se mund të mbetet disa javë për qendërmbrojtësin në topformë./Indeksonline/