75 Mall Live Search
16:17 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Napoli në garë me Juventusin për transferimin e super sulmuesit

Napoli dhe Juventusi janë në garë për ta transferuar sulmuesin Erling Braut Haaland.

19 vjeçari po e merr vëmendjen e klubeve më të mira të Evropës, pasi që shënoi 22 gola dhe arriti të bëjë 6 asistime në vetëm 15 ndeshje, në të gjitha garat.

Po ashtu është raportuar që për sulmuesin është i interesuar edhe Real Madridi miërëpo sipas raporteve të fundit në garë ka hyrë edhe Napoli që është konkurenti kryesor i Juventusit në këtë garë.

Por Salzburgu çmimin këtij futbollisti i’a ka vënë 45 milionë euro andaj pritet të shihet se cili klub do të shpenzojë kaq shumë për transferimin e sulmuesit./Indeksonline/.