16:01 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Napoli në shitje për 900 milionë euro

Presidenti i klubit italian të futbollit Napoli, Aurelio De Laurentiis, deklaroi se është i gatshëm ta shes klubin për 900 milionë euro.

Shumë media italiane të martën shkruan se familja katariane Al-Thani ka ofruar 560 milionë euro për Napolin.

Megjithatë, De Laurentiis sot gazetarëve u tha se do të pranonte vetëm ofertë prej së paku 900 milionë euro.

Ai po ashtu theksoi se në janar do të takohet me përfaqësuesit e familjes mbretërore katariae Al-Thani për të biseduar mbi kontratat sponsoriale dhe investimet tjera.

De Laurentiis në vitin 2004 e bleu Napolin dhe e shpëtoi nga falimentimi. Pas kësaj ata fituan dy Kupa të Italisë.

Pas 12 xhirove të zhvilluara, Napoli gjendet në pozitën e 7-të me 19 pikë. Lider i Seria A është Juventus me 32 pikë, ndërsa ndiqet nga Inter me 21, Lazio 24, po aq sa ka edhe Caglari.