Napoli nis para kohe ”agjerimin” mposhtet nga Como dhe humb pozitën e liderit

Ndonse muaji i Ramazanit nis javën e ardhshme, Napoli ka nisur agjeriminnga fillimi i këtij muaji.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ku luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Pas tre barazimeve radhazi, Napoli sonte ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Comos së Mërgim Vojvodës, me rezultat 2-1.
Como kaloi e para në epërsi pas një autogoli të çuditshëm të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, në minutën e 7-të.
Dhjetë minuta më vonë, Napoli barazoi rezultatin me golin e Giacomo Raspadori.
Fitoren skuadrës së drejtuar nga Cesk Fabregas ia siguroi Assane Diao, me golin e shënuar në minutën e 77-të.
Napoli ka bërë një hap fals në garën për titull, duke mbetur në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Napoli.
Në anën tjetër, Como ka 28 pikë dhe renditet në vendin e 13-të./IndeksOnline/