75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Napoli ofron 30 milionë euro për mbrojtësin e Chelseat (Foto)

Skuadra e Napolit ka ofruar një shifër të madhe për mbrojtësin e Chelseat, Daivd Luiz.

Napolitanët pritet që të forcohen shumë për sezonin e ri, në mënyrë që të jenë në garë serioze për titullin e Serie A, transmeton IndeksOnline.

Klubi i cili menaxhohet nga Carlo Ancelotti e kërkon Luizin e Bluve të Londrës.

Mbrojtësi brazilian ka kaluar në një sezon skandaloz. Përveç lëndimeve, ai në shumë raste nuk është inkuadruar në lojë nga Conte.

Luiz i cili te Chelsea u rikthye nga PSG-ja, ka kontratë deri në vitin 2019./IndeksOnline/