Napoli pa Rrahmanin kundër Ajaxit, formacionet zyrtare

Napoli sonte do të përballet me skuadrën e Ajax-it në Champions League.
Trajneri i skuadrës italiane, Luciano Spalletti, në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, shkruan IndeksOnline.
Rrahmani ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Cremoneses, ku sipas ekzaminimeve mjekësore nuk do të kthehet në fushë deri në fillimin e vitit të ardhshëm.
Ndeshja fillon në ora 18:45.
Formacionet Zyrtare:
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia.
Ajax: Pasveer, Timber, Bassey, Alvarez, Bergwijn, Taylor, Blind, Sanchez, Kudus, Berghus./IndeksOnline/